Ndizet debati Kiara-Olta
Loja me litar i ndau banorët e shtëpisë së BBV në dy grupe.Pjesë e së njëjtës lojë ishte Olta dhe Kiara.
Por kjo ka ngjallur debate midis dy vajzave. Moderatorja i kërkoi gupit të saj të ngrihenin pasi kishte nevojë që të shkonte në tualet.
Kjo gjë solli reagimin e Oltës e cila u bezdis pasi e zgjuan nga gjumi. Sipas saj Kiara e bëri këtë gjë nga inati pasi nuk ngrihet kurrë aq herët për të shkuar në tualet.
Debati mes tyre:
Kiara: Po më bëni të ndihem shumë keq sepse realish nuk doja tju zgjoja po më dhimbte shpirti, ky është muhabet shumë i ulët dhe nuk dua ta diskutoj më sepse nuk ka si çohet njeriu kastile më mes të natës të zgjij dhe veten dhe të tjerët
Olta: Moj të pyeta çfarë lidhje ka
Kiara: Më the e ke bërë kastile dhe është shumë e shëmtuar si mund ta thuash
Olta: Po se nuk je zgjuar kurrë…Ti je egoiste tani, ja do bësh cicin okej shumë mirë u zgjuam, tani unë dua të shtrihem dhe ti do të shkosh te dielli. Kjo është egoiste
Kiara: Nëse shumica votojnë që duan të shtrihemi tani unë shtrihem se kjo është ideja e gjithë grupit