FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndodh për herë të parë, ky film shqiptar do dalë në kinematë greke

Për herë të parë një film shqiptar do të transmetohet në kinematë e Greqisë. Ka qenë producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi ai që ka njoftuar se nga data 24 shkurt “I love Tropoja” do të jepet në kinematë e Athinës e Selanikut.

“Me krenari ju njoftoj se për herë të parë 1 Film Shqiptar futet në kinematë e Greqisë. Nga data 24 shkurt “I love Tropoja” në Athinë dhe Selanik në Village Cinema. Ju ftoj të merrni me vete dhe një mik Grek që t’i tregojmë se Tropojanët nuk janë ashtu si e kanë parë te Taken”, shkruan Ermali.

Rikujtojmë që prej ditës së djeshme kanë dalë në shitje biletat e “I love Tropoja” dhe ka pasur një dyndje e madhe për t’i blerë. Biletat mund t’i blini në Pallatin e Kongreseve, në të gjitha pikat e Big Market, në të gjitha pikat e EasyPay ose çdo moment online (Kliko këtu për ta blerë biletën tënde).

Swiss Digital Desktop Reklama

“I love Tropoja” nga data 29 janar, 2 javë me radhë, 6 herë në ditë, në Pallatin e Kongreseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?