Në 99′, Dojna pati një Krishtlindje të pazakontë
Dojna Mema u kthye pas në kohë për të kujtuar çastet e Krishtlindjes së vitit 1999, që nuk ishte fort e zakontë. Për gati gjysmë ore, motra e Dojnës u zhduk nga sytë këmbët gjë që panikosi familjen, e cila u drejtua menjëherë në polici.
“Pak minuta para shkrepjes së kësaj fotoje, ime motër 2 vjeç u zhduk për 30 minuta. Pasi lajmëruam policinë, pas të qarave të mia që u bënë kolona zanore e Rrugës së Kavajës, e gjetëm teksa ishte hutuar për 30 minuta tek një tip që shiste tollumbace.
Pasi e gjeta dhe rifilloi të më merrte lodrat, thashë: “Mami, pse s’e çojmë Mikin tek ajo familja tjetër, ja bëjmë dhuratë për Krishtlindje”,-tregon ajo me humor. Në fund, urimi i vetëm i Dojnës është që “fëmija brenda nesh të jetë gjithmonë i gjallë dhe të na udhëheqë çdo zgjedhje”.
Ju kujtojmë që pak ditë më parë, moderatorja postoi disa foto nga fëmijëria lidhur me disa nga kujtimet më të bukura të atyre kohërave.

KOHA JONË SONDAZH

