Në ditëlindjen e Andrrës, Sinani s’mund të bënte dhuratë më të çmuar: 50 arsye pse të dua

Dedikimet për njëri-tjetrit në raste të veçanta, ditëlindje apo përvjetorë, Andrra dhe Sinani i kanë ndarë edhe me miqtë virtualë duke ua transmetuar të gjithëve ndjenjën e tyre të ëmbël.

Origjinalë, simpatikë dhe të hapur për të rrëfyer raportin e tyre, çifti i njohur i showbiz-it shqiptar i ka fituar zemrat e publikut menjëherë, sapo e bëri publike lidhjen e dashurisë dhe, sot, pas tre vjetëve, ata shoqërohen gjithmonë e më shumë me urime të ëmbla për vete, por edhe për Ansin e vogël.

Këtë të premte Andrra ka festuar 26-vjetorin e lindjes dhe një pjesë të festës, atë më të rëndësishmen, e ka ndarë edhe me ne.

Surpriza e Sinanit nuk ka qenë thjesht dhe vetëm një buqetë lulesh të kuqe për njeriun e zemrës dhe nënën e djalit të tij. Të gjitha kujtimet pas 3 vjetëve dashuri, Sinani i ka mbledhur në një libër, të cilit ia ka vendosur titullin “50 arsye pse të dua”. Duke renditur më kryesoret, Sinani i ka dedikuar Andrrës disa mesazhe të pastra dhe të ndjera dashurie, të cilat, bukuroshja ua ka rrëfyer edhe miqve.

Emocionin e këtij dedikimi dhe kësaj dhurate të personalizuar, Andrra e ka ndarë virtualisht, duke hedhur një video gjatë së cilës shfleton faqet e librit, ku duken foto të zgjedhura të çiftit, por edhe mesazhet – arsye të Sinanit për bashkëshorten.

Kishit menduar se nuk ishte kaq romantik? Ja ku erdhi një “zhgënjim” tjetër nga Sinan Hoxha. I ëmbël, i përkushtuar, kreativ dhe shumë i dashuruar.

SHKARKO APP