Në dramën e gocave për një unfollow, futet edhe Luizi me një kunj plot spec

Në dramën mes Dojna Memës dhe Kiara Titos për një unfollow në Instagram, është përfshirë edhe Luiz Ejlli. Në atë që duket si një bisedë mes tij dhe Kiarës, Luizi duket sikur ka parashikuar ekzaktësisht rezultatin e fitores së Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë, dhe në mbishkrim, vendosi disa fjalë të njëjta me kundërpërgjigjen e Dojnës, por me ca ndryshime.

“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndihem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë”.

Luizi ironizon deklaratën e Dojnës duke i treguar se ndryshe nga ç’thotë, është më e guximshme të japë deklarata të kësaj natyre në prapaskena. Plus, ai tregon dhe një bindje se Dojna në fakt po e shijon vëmendjen dhe ndaj po e “tjerr” edhe më tej ngjarjen. Nga çfarë kuptohet, ky “parashikimi” ekzakt i Luizit duhet të jetë bërë me photoshop, duke nënkuptuar me ironi që Dojna mund të ketë manipuluar mesazhet!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?