Në garë me gjakun e periodave, fotoja e sportistes bëhet virale. Jep një mesazh të fortë

Nëse pecetat higjienike fshihen në cepa ose kur një vajzë i ble, shitësit kanë tendencën për t’i mbështjellë mirë me qese që të mos duken, por sportistja Emma Pallant-Browne ka bërë një hap para në këtë drejtim. Ajo publikoi në rrjetet sociale, një foto ku shihej se gjatë garës, gjaku i periodave kishte depërtuar përtej kostumit të saj ngjyrë rozë të sportit. Në këto kushte ajo nuk zgjodhi që ta modifikonte si foto, por e publikoi duke përçuar edhe një mesazh shumë të fortë.

“I nderoj gratë e mrekullueshme në sport dhe burrat po aq të mrekullueshëm që i mbështesin ato. Jam habitur me numrin e mesazheve që kam marrë edhe nga meshkujt ashtu në lidhje me realitetin jo dhe aq magjepsës të vrapimit në një garë gjatë menstruacioneve. Kështu është sporti i femrave dhe sa më shumë kufij të thyejmë aq më mirë.

Një përgjigje për ju. Kam vrapuar me rroba banje sepse nxehem dhe në të kundërtën humbas mendjen në gara, veçanërisht kur kam perioda dhe temperatura e trupit tim është më e lartë. Për temperaturat më të ftohta kam ngjyra të errëta, por kur është vapë provoj ngjyra më të çelura. Ideja për të redaktuar një foto të tillë do të thotë se diçka nuk shkon me të.

Nëse më ke shkruar duke thënë se pamja tremb 99% të femrave, pikërisht për këtë po e ndaj, sepse është normale. Pra, nëse keni një foto të tillë, ruajeni dhe përqafojeni për të kujtuar performancën tuaj në një ditë të vështirë sepse një ditë mund ta përdorni për të ndihmuar një grua tjetër”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emma Pallant-Browne (@em_pallant)

SHKARKO APP