FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në “Golden Globes” triumfojnë “West Side Story” dhe “The Power of the Dog”

Në një mbrëmjë “sui generis”, pa yje dhe tapet të kuq, Hollywood Press Association, shpalli fituesit e çmimeve “Golden Globes” për vitin 2022 në rrjetet sociale. Ata që dominuan ishin “The Power of the Dog” i regjisores Jane Campion dhe “West Side Story” i Steven Spielberg, që rrëmbyen nga 3 çmime.

“West Side Story”, një ripërshtatje e klasikut të vitit 1961 nga Steven Spielberg triumfoi në kategorinë e filmave më të mirë komedi e muzikal. Protagonistja e tij, Rachel Zegler, u vlerësua si aktorja më e mirë në rol kryesor, ndërsa Ariana DeBose mori çmimin e aktores me të mirë jo protagoniste.

“The Power of the Dog” dominoi në kategorinë e filmit dramatik, me Jane Campion që u vlerësua si regjisorja më e mirë dhe Kodi Smit-McPhee që mori globin e artë për aktrimin në rol dytësor. Protagonisti i filmit, Benedict Cumberbatch ishte nominuar për çmim në kategorinë kryesore, por humbi ndaj Wills Smith që u vlerësua për performancën në King Richard. Aktorja më e mirë në një film dramatik u shpall Nicole Kidman, për portretizimin e legjendës së televizionit Lucille Ball. Sakaq, “Succession” ishte fituesi i madh në kategorinë e serialeve televizivë duke marrë në shtëpi 3 çmime, përfshirë atë për dramën më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Natyra e heshtur e eventit, që tradicionalisht mbledh ajkën e Hollywood në tapetin e kuq, i detyrohet akuzave për korrupsion dhe mungesë të diversitetit në organizmin që shpërndan çmimet, Hollywood Press Associacion. rrjetet më të mëdha televizive, refuzuan të shfaqnin eventin që i paraprin çmimeve Oscar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?