Në lidhje me deputetin? Ilda Bejleri thotë se…
Është përfolur shumë në faqet rozë për marrëdhënien mes moderatores së njohur Ilda Bejleri me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
E ftuar sot te “Rudina”, Ildës iu shfaqën sërish këto foto në ekran të cilat kur i pa, moderatorja qeshi dhe tha: “Nuk është momenti për të folur për jetën time private”. Por Rudina insistoi që Ilda të zbulonte më shumë duke u shprehur se të gjithë thonë se ata janë të lidhur.
“Klevisin e njoh, e kam mik, është një person me shumë vlera, një shok shumë i mirë”, u shpreh Ilda duke folur kështu për herë të parë për Klevisin edhe pse duke përdorur termin “shok”.
“Nuk është momenti për të folur për ne të dy sepse jam vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për të tilla gjëra”, përfundoi moderatorja.