Në sfilatën e Guçit “ikin dritat”, të ftuarit përdorin elektrik dore

Koleksioni i ri i ‘Guçi”-t i punuar me mjeshtëri nga Alessandro Michele, u prezantua dje në një sfilatë verbuese në Muzeun Capitolini në Romë.

Themi verbuese pasi të ftuarit vështirë se mund të shihnin ndonjë nga krijimet e tij, nëse nuk kishin një elektrik dore.

Sfilata u bë e gjitha në errësirë, e cila duket të jetë tashmë një metodë origjinale e Michele-s për shfaqjet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishmit u inkurajuan të përdorin elektrikë dore për të ndriçuar pasarelën ku kalonin modelet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë Michele kishte një shpjegim për këtë veçori të sfilatës së tij:

“Të punosh në modë është sikur të jesh një arkeolog dhe të zbulosh gjëra. Elektriku i dorës ndihmon në gjetjen e gjërave që nuk mund të shohësh dhe me atë ti vendos se çfarë do të shohësh dhe ku do ta drejtosh dritën – sidomos këtu në këtë vend mrekullish. Kur isha fëmijë, nuk më pëlqenin parqet, këndet e lojërave apo futbolli, dhe erdha këtu me babanë tim. Që atëherë dhe tani e dua arkeologjinë dhe artin, jam i fiksuar me botën antike, është si një sëmundje për të cilën nuk ka ilaç, besoj “.

Veshjet e tij i përkisnin stilit të viteve ’70 dhe përcillnin të gjitha një mesazh të fuqishëm, atë të lirisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?