Në Suedi është rritur inflacioni dhe shkak është Beyonce

Inflacioni në Suedi është rritur ndjeshëm. Shkak është bërë turneu botëror i këngëtares me famë botërore, Beyonce. Fillimi i turneut botëror të Beyonces në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë është shfaqur në statistikat ekonomike të vendit.

Një vlerësim sugjeron se ecuria mund të arrijë pothuajse 2 miliardë paund deri në kohën kur përfundon në Shtator.

Koncertet e Stokholmit, ku Beyonce performoi në një turmë prej 46,000 personash për dy netë, thuhet se tërhoqën fansa nga e gjithë bota, veçanërisht SHBA, ku luajtën një rol të rëndësishëm kursi i këmbimit të dollarit me koronën, monedha vendase suedeze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?