Në Ukrainë fëmijët po vriten, por vajza e ministrit rus Lavrov shijon jetën mes luksit të shfrenuar
Vajza e birësuar e ministrit të Jashtëm rus, Sergeĭ Lavrov po shijon jetën e saj luksoze në kryeqytetin britanik, edhe pse bashkëmoshatarë të saj po vriten në Ukrainë nga regjimi ku është pjesë edhe babai i saj. Polina Kovaleva, 26-vjeçe, jeton mes luksit që nuk heziton as ta tregojë në rrjetet sociale. Sipas mediave të huaja, ajo është vajza e Svetlana Polyakova, që raportohet të jetë e dashura e Lavrov që prej 20 vitesh.