”Nëna humbi veshkën nga dh*na e babait”, historia e trishtë e Sara Gjordenit: Nuk e njoha, thash kush është kjo teta

Kalvari i vuajtjeve për Sara Gjordenin, banorja më e komentuar e ”BBAV3” ka nisur që në moshën 2-vjeçare. E ftuar sot në ”Ftesë në 5”, Sara rrëfeu detaje tronditëse nga jeta e saj të padëgjuara më parë. Ajo rrëfeu se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës. Sara theksoi edhe se nga dhuna nëna ka humbur veshkën dhe është ndarë prej saj kur ishte vetëm tre vjeçe.

”Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeç. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën, Ka shkuar nga mali për në Greqi se ai që i ka çuar nga territori Kosovës. Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi”,-tha Sara.

Mes lotësh Sara tregoi se kur e ëma u kthye, nuk e njohu dhe i tha tezes “kush është kjo teta”. ”Mami kur është larguar, për herë të pare ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë. Teze ka ardhur një tete te dera. Im at i ka vendosur zjarrin shtëpisë ku jetoja me mamin. Luna ka bërë mos të më mungonte gjë. Kur u dogj shtëpia mu dogjën kukullat dhe tezja më ka bërë kukulla me lecka dhe gurë. Luna më ka mësuar gjithçka”.

SHKARKO APP