Nëna mungoi në ceremoninë e celebrimit, Luizi thyen heshtjen dhe tregon shkakun

Pas fitores së ”Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli ka nisur ëndrrën e lënë në sirtar, atë të koncerteve. Por në natën finale të së shtunës, ku ai dhe Kiara kurorëzuan dashurinë në një celebrim madhështor në tarracën e Bashkisë së Tiranës, u vu re mungesa e nënës së tij.

Ai ka folur për herë të parë dhe në mbrëmjen e djeshme në Aftër Party-n e organizuar nga produksioni, Luizi ka treguar se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes, është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur nënën sëmurë. “Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf”, deklaroi këngëtari duke treguar kështu se nëna e tij ka qenë e sëmurë gjatë këtyre ditëve.

Ai u pyet nëse ka fjetur në shtëpinë e Kiarës, pas daljes nga BBV, por nuk pranoi të japë komente. Luizi po ashtu u shpreh i gatshëm për të qenë pjesë e BBV, edicionin e ardhshëm të këtij formati, kësaj here si pjesë e produksionit.

Në rrjete sociale ku analizohet çdo detaj, jeta e Luizit edhe pas daljes nga shtëpia e BB edhe pas 4 muajve qëndrim, vijon që të jetë e njëjtë. Kudo që ai është, filmohet dhe komentohet në masë.

SHKARKO APP