Nënat duhet ta lexojnë mesazhin e Kiara Titos
Kiara Tito e cila është pjesë e videos së re të Top Channel u përball me një koment të pahijshëm, i cili praktikisht i sugjeronte që të vishte diçka në ngjyrë të zezë, pasi Kiara dukej jo në formë në video.
“Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes. Në dorë e kisha, por në fundit të fundit, pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare.
Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin, nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndoshë’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re.
Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes. Deri atëherë, të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. P.S.: Mua më pëlqejnë këto kile”, përfundoi ajo.