Nënë e 4 fëmijëve, aktorja shqiptare rrëfen dashurinë me futbollistin 21-vjeçar nga Afrika (FOTO/VIDEO)
Aktorja Adriana Matoshi, e vlerësuar kudo në Europë me çmime, këtë herë ka hapur zemër. Në një intervistë për “Prive”, ajo ka konfirmuar se ka nisur një histori dashurie. Matoshi thotë se është shumë e lumtur në këtë lidhje dashurie, edhe pse ai është i huaj, për të kjo nuk është fare problem dhe përshtaten shumë si çift.
21-vjeçari, Keith Groeneveld është i lindur në Afrikën e Jugut dhe i rritur në Belgjikë. Ai është futbollist, ndërsa tregoi se së fundi ka filluar edhe të bëjë rep. Edhe Keith u shpreh i lumtur në lidhjen me Adrianën, teksa tregoi se në Kosovë është prej tetë muajsh.
Pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, aktorja duket se ka një reagim të shkurtër, për të përmbledhur gjithë këtë histori e cila është bërë virale në të gjitha mediat. 40-vjeçarja ëshë nënë e katër fëmijëve dhe një grua tejet e suksesshme në një karrierë që të merr gjithë kohën dhe energjinë; shkurt të themi, një grua nga e cila mund të frymëzohemi.