Nereida Gallardo: Cristiano Ronaldo është i pakujdesshëm

Ish e dashura e Cristiano Ronaldo, Nereida Gallardo ka zbuluar sfondin më pikant në marrëdhëniet midis tyre. Në një intervistë për Vanity Fair, bomba brune ka zbuluar të fshehta sesi është ylli i Real Madrid në shtrat. Gallardo është shprehur se fëmija i parë i CR7 nuk ka lindur nga një nënë zëvëndësuese, por ka ardhur për shkak të pakujdesisë së tij. “Ai nuk pëlqen të përdorë prezervativë, prandaj nuk mendoj se fëmija i tij i parë është rezultat i një nëne surrogate, por fryt i pakujdesisë me një kamariere”. Ndërsa pyetjes nëse Cristiano është gay, ajo i është përgjigjur: “A është ai homoseksual? Kur ishte me mua jo, unë mund ta siguroj këtë”. Cristiano Ronaldo është baba i 4 fëmijëve dhe është në një marrëdhënie me modelen Georgina Rodriguez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?