Nëse ju thonë se jeni shëndoshur, kthe përgjigje si Ronela
Sapo postoi një foto Ronela dje, filluan menjëherë komentet ”dobësohu”, ”je shëndoshur”, ”je trashur”, etj. Këngëtarja me qetësi, ua ktheu përgjigjen një për një, me emër e mbiemër duke ua mbyllur gojën të gjithëve atyre që të mësojnë se ç’të bësh me trupin tënd.
“Më falni, e dini ju që ‘body shame’ është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo!. Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë, domethënë një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si mua! Pra, dhe njëherë jam yll!”, shkruan Ronela.
Rëndësi ka që e shëndoshë apo e dobët, Ronela e do trupin e saj, ashtu siç duhet ta duam të gjithë.
https://www.instagram.com/p/Be5-2DknV4S/?taken-by=ronelahajatiofficial