Nëse të pëlqen të kërcesh kur je vetëm në shtëpi, atëherë je një nga këto shenja
Dashi
Dashi mendon vazhdimisht për mënyra të reja kërcimi kur është vetëm në shtëpi. Ata priren t’i kryejnë lëvizjet e tyre më të mira pas dyerve të mbyllura nga frika se mos e turpërojnë veten mes anëtarëve të familjes, ose kolegëve të tyre.
Gaforrja
Kjo shenjë e ujit beson se kërcimi është i mirë për trupin dhe shpirtin e tyre. Ndonjëherë, kur ndihen të mbingarkuar me një orar të ngjeshur ose kanë një milion detyra për të kryer nëpër shtëpi, ata ndalojnë dhe kërcejnë.
Luani
Megjithëse luanët e duan vëmendjen, ata ndihen me komod kur bëjnë kërcimet e tyre të çuditshme teksa ndodhen në ambientet e shtëpisë së tyre. Kur e dinë se nuk kanë vëzhgues, ata pushtohen nga trillimet dhe kjo gjithashtu u sjell atyre një qetësi të madhe.
Akrepi
Akrepëve nuk u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe në skenë. Kjo për shkak se ata priren të jenë të turpshëm dhe dëshirojnë të jenë vetvetja pa performuar para një publiku. Megjithatë, ata janë tepër të gjallë dhe duket se kanë një furnizim të pafund energjie ndërsa bëjnë punët e shtëpisë.