Nga Kiara flet për planet e martesës me Luizin: Dua të jetë tradicionale dhe në stadium
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Kiara Tito komentoi propozimin për martesë nga Luiz Ejlli. Ajo shpreh se ndihet shumë e lumtur dhe mezi po pret të takohet me të pas mbarimit të këtij spektaklit. Kiara zbuloi edhe se si reaguan familja dhe çfarë thanë për propozimin që iu bë.
“Familja shumë të lumtur, shumë të gëzuar. E kishin pritur këtë ditë. Erdhi më herët se që e prisnin”, ka thënë Tito, në rubrikën “Mos i bjer me top”në E Diell.
Më mirë në daljen e parë apo të dytë?
Kiara Tito: Dalja e dytë ishte më e bukur sepse u finalizua edhe me një unazë.
Do jesh në finale?
Kiara Tito: Jo jo, do jem në studio
Çfarë po mendoje kur doje të dilje nga shptëia, para se Luizi të propozonte?
Kiara Tito: Ku të futëm tani, sepse isha e lënduar, e mërzitur. Nuk po dija çfarë të thoja.
Çfarë të tha familja pas fejesës, veçanërisht nënë Leta?
Kiara Tito: Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët seç e prisnim. Sa i takon nëna Letës, ajo është një fanse e zjarrte e Luizit. Unaza i pëlqeu shumë dhe mezi po pret të takojë dhëndrin.
Si e mendon dasmën?
Kiara Tito: Dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium…Do të doja një ambient që të kishte mundësi të mbante shumë njerëz brenda
Sa fëmijë ke qejf të bësh me Luizin?
Kiara Tito: Dy ose tre, por sa të na japë zoti