Nga konkurentët deri tek juria VIP, ja çfarë u zbulua për emisionin e modës Albanian Designers Competition

Ka nisur tashmë transmetimin formati më i ri në Living HD, ADC (Albanian Designers Competition). Për herë të parë në Shqipëri realizohet një talent show në fushën e modës. 10 stilistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova garojnë për 10 javë për të fituar çmimin e madh dhe për tu shpallur emri më i ri dhe më i talentuar në skenën e modës Shqiptare.
Ky format moderohet nga Bora Zemani dhe stilisti i mirënjohur Ardi Asllani është mentor i stilistëve të rinj. Përballë jurisë të përberë nga artistja Jonida Maliqi, stilisti Joni Peci, Bora Zemani dhe një i ftuar special në çdo natë, 10 konkurrentët do të prezantojnë krijimet e tyre të realizuara nën ndikimin e rregullave të forta me temë, buxhet dhe kohë të paracaktuar.
Në javën e 9 do të zgjidhen 3 finalistë, të cilët në spektaklin e fundit , (java e 10-të) që do të jetë një nga eventet më të rëndësishëm të modës Shqiptare , do të paraqesin 3 koleksione me nga 10 krijime secili. Fituesi i ADC do të fitojë, një atelie të kompletuar për të filluar rrugëtimin e tij në biznesin e modës, një udhetim në javën e modës në Milano ku do të ketë mundësine të vizitojë nga afër dhe markën Nenette, si dhe do të fitojë kopertinën e revistës “Living” me një nga krijimet e tij. ADC Show do të transmetohet premierë çdo të premte në orën 21.00 në Living HD.
Gjatë 5 ditëve të para të javës çdo pasdite në 18.30 do transmetohet emisioni “Ne Atelie” , një përmbledhje e ngjarjeve të çdo dite gjatë proceseve të punës krijuese se stilistëve në atelie. Çdo pasdite publiku ka mundësi të njihet nga afër me stilistet, karakterin,talentin dhe veshtirësitë e tyre gjatë realizimit të çdo sfide.Jo vetem Prêt à Porter por edhe Haute Couture do të sfilojë në pasarelen e ADC. Për herë të parë në vendin tonë, në një pasarele mode do të sfilojë talenti, guzimi, imagjinata, dhe këndveshtrimi më i ri i modës Shqiptare. Ky format do të transmetohet dhe në kanalet Tring International dhe Tring Shqip.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?