Nga kush shoqërohej Romeo në dasmën e Kleas dhe Elgitit?
Mbrëmjen e të dielës Klea dhe Elgiti mbajtën një dasmë madhështore me shumë të ftuar nga showbizi. Mes tyre edhe vëllezërit Veshaj, me të cilët Elgiti është mik e bashkëpunëtor. Donaldi u pa i shoqëruar nga Bora, po Romeo?
Romeo e ka vërtetuar deklaratën e tij që është beqar, duke shkuar në dasmë me vëllezërit Donaldin e Marion dhe Borën.
Ai ka folur për herë të parë për jetën private në emisionin e tij “Më Lër Të Flas” ku ka treguar një ndër arsyet që e pengojnë atë të krijojë një lidhje.
Romeo tha se arsyeja se pse ai nuk është në një lidhje është sepse e di që ai është një i dashur shumë i mirë dhe sipas tij kjo është një punë shumë e vështirë.
“E di pse nuk lidhem unë, sepse unë e di që jam një i dashur shumë i mirë. Dhe të jesh një i dashur shumë i mirë është punë shumë e vështirë. Duhet ta zgjosh në mëngjes, ti thuash ato fjalët e mira. Është punë shumë e vështirë.”, tha Romeo.