Nga materniteti në studiot e emisionit. Këto janë nënat e ekranit që nuk shkëputen dot nga profesioni

Lumturia më e madhe për një grua është kur sjellë në jetë një fëmije. Përveçse një gëzim i madh për familjen, mirëpritja e një vogëlushi do të thotë më shumë përgjegjësi për një nënë të re, aq më tepër nëse ajo është një grua në karrierë, apo aktive në televizion.

Shumë personazhe të njohura të ekranit shqiptar edhe pse i janë gëzuar pjesëtarit të ri të familjes, kanë zgjedhur që ti kthehen punës shumë shpejt, madje brenda 2 javësh. Normalisht për disa mund të jetë çudi që një nënë e re siç quhet ndryshe “lehone” ti kthehet përditshmërisë në një afat kohor kaq të shkurtër por këto gra nuk mundeshin kurrsesi që ti linin pas dore obligimet e tyre.

Ilva Tare

Ilva Tare është bërë nënë për herë të dytë e një vogëlushi  pak javë më parë. Menjëherë pas festës së 10-vjetorit të “Ora News” moderatorja e njohur ka shkuar në maternitet ku ka lindur vogëlushin Thomas. Ilva tashmë i është rikthyer ekranit javën që lamë pas si moderatore në emisionin e saj “Tonight nga Ilva Tare”. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kur ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, Melody.

Jonida Shehu

Ish-moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, Jonida Shehu në muajin gusht u bë nënë për herë të parë e një vogëlusheje të quajtur, Kristal. Pas ardhjes në jetë të Kristalit, nuk vonoi shumë dhe Jonida u shfaq brenda një kohe shumë të shkurtër në ekranin e Top Channel duke na befasuar të gjithëve.

Delinda Zhupa

Aktorja e njohur e “Portokalli”-së , Delinda Zhupa solli në jetë fëmijën e saj të parë në fund të muajit shkurt. Megjithatë edhe pse publiku nuk e priste rikthimin kaq të shpejt, ajo u shfaq në emisionin e humorit në sezonin e ri, në mars.

Pranvera Borakaj

Të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe spikerja e njohur e Vizion Plus, Pranvera Borakaj. Ajo ka më pak se një muaj që ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë Annasiol dhe sot e pamë të rikthehej përsëri në emisionin e mëngjesit “7 pa 5”.

Sonila Meco

Edhe gazetarja e njohur Sonila Meço, pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Amaris, iur rikthye brenda një kohe shumë të shkurtër ekranit, në atë kohë pjesë e televizionit “ABC News”.

Moderatorja e emisionit të mëngjesit në Vizion Plus, Pranvera Borakaj është bërë nënë për herë të parë pak ditë më parë ./blitz.al

SHKARKO APP