Nga Meritoni tek familja, Ilnisa i tregon të gjitha

Ilnisa Agolli e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për lidhjen me prezantuesin nga Kosova, finalistin e BBV3, Meriton Mjekiqin.

“Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”, u shpreh ajo. Më pas shton se i ka dërguar edhe një mesazh të vëllait të Meritonit, por duke mos treguar se çfarë i kishte shkruar.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Agnesën, motrën e Meritonit. Me Rinorin flas, dje i dërgova një mesazh në fakt”, u shpreh ajo. Në këtë mënyrë, Ilnisa la të kuptohet se ajo ka një raport shumë të mirë me familjarët e partnerit të saj, të cilin e njohu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?