Nga mjelja e lopëve te dritat e skenës, Londrim Mekaj dhe fitorja unike që ndryshon lojën e Big Brother
25-vjeçari Londrim Mekaj, fitues i ”Big Brother Kosova Vip 4”, vulosi një fakt të rrallë, që një format ku kemi parë që strategjia, intriga, romanca dhe drama ka peshë për fitore, por këtë herë KUPËN e ngriti njeriu i emocioneve reale dhe jo lojtari. Trofeu shkoi tek energjia, origjinaliteti, tek mirësia dhe qytetaria e fortë. Fitoi një artist i ri, me një zë të ngrohtë, që këndoi çdo refren që sot janë kthyer në hite. Si një ndjekës i rregullt i formatit dhe i përfshirë në analiza dhe komente në emisione të ndryshe, Londrimin që në çastet e para në atë shtëpi e kam dalluar për orgjinalitetin, guximin në veshje dhe vetbesimin që nuk e kishte të tepërt, por me një dritë dhe një qëllim të qartë. Të tregojë veten. Para hyrjes në shtëpi, Londrimi ka pasur 4 mijë ndjekës në Instagram dhe sot është në shifrën mbi 157 mijë, një rritje që nuk u shtua nga skandalet apo polemikat e egëra, por për energjinë e jashtëzakonshme që e dha një i ri, për njeriun që loja nuk e tjetërsoi dhe për 25-vjeçarin që është një shembull i bukur sesi në jetë fiton gjithmonë vërtetësia, energjia dhe shpirti luftarak, dhe jo loja e keqe. Londrimi shkoi tek audienca, tek çdo grupmoshë, pa dhunë, pa e imponuar me zë prezencën e tij, por me lëvizje të natyshme, elektrizuese në çdo çast, edhe kur tensionet kanë qenë të larta dhe të forta.
Londrimi hyri si një djalë i thjeshtë dhe doli fenomen që si rrallë herë, bashkoi qindra figura publike që e mbështetën dhe fitore që nuk kontestohet. Me ëndrra të mëdha, pa frikë për të guxuar fort, me shpirt të lirë, pa xhelozi e pa energji të keqe, Londrimi tregoi se dinjiteti, qytetaria është arma më e fortë në çdo lojë, dhe ai e ka treguar që nga dita e parë deri kur fiku dritat e shtëpisë së BBVK4. Në këtë garë që ka pasur zhvillime goditëse, dramatike dhe episode që inatosën publikun, ne fituesin, Londrimin e kemi parë pa veshje lojtari, pasi debatet i ka pasur me edukatë të hijshme, u përball me situata të vështira, por pa rënë kurrë në banalitet, apo viktimizim. Na dha një leksion jete, që për të fituar nuk duhet të bësh pis askënd, nuk duhet të godasësh dobësinë e tjetrit, por mund të luash me finesë, me karakter, ngjyra dhe me respekt.
Londrimi tregoi edhe në linjës e jetës se u rrit në fshat mes punëve atje, ku mjelte lopët dhe më pas shkonte në shkollë. Ai foli për varfërinë, por pa e dramatizuar atë që kanë kaluar, apo që të kërkonte një mëshirë tek publiku i madh. Sigurisht që Londrimi foli për pamundësitë ekonomike, por pa e paraqitur veten si viktimë. Në këtë realitet, Londrimi ëndërronte në ato kodrina, fusha apo male ku përballë kishte bagëtitë dhe në mendje kishte skenën. Në moshën 21-vjeçare, ai vendosi të largohej nga fshati për të ndërtuar një jetë tjetër në qytet, duke e ditur që nuk kishte asnjë siguri të garantuar, por ishte i bindur se meritonte më shumë nga jeta sesa kufijtë e rrethanave në të cilat ishte rritur. Një tjetër detaj i rrëfimit është edhe kur tregon sesi shokët dhe shoqet e klasës e kanë qeshur teksa i kanë parë ëndërrat e shkruara në fletore, dhe ja ku është sot, ata duke e ndjekur nga ekrani këtë sukses të jashtëzakonshëm të ”mikut” që dikur e përqeshnin dhe e tallnin, sot me siguri i ka fansa.
Në këtë Big Brother që ka qenë i mbushur me situata të forta të degradimit të Dinjitetit Njerëzor, që banorët kanë goditur njëri-tjetrin me sulme të egëra personale apo me strategji që synonin dobësimin e tjetrit për të forcuar veten, ai kurrë nuk e njëllosi fjalën. Kur kishte debate, ai merrte pjesë, por me dinjitet; kur shihte padrejtësi, reagonte menjëherë dhe u qëndronte në krah, por pa u bërë agresiv. Domethënë në atë shtëpi me personazhe edhe në moshë më të pjekur si ai, ata në një formë e pëlqenin konfliktin, degradimin e tjetrit dhe reagimin e kishin me britma, por jo nga Londrimi, në qetësi dhe me një siguri që ta japin ata që të duan, u ka dhënë dorën banorëve kur janë rrëzuan nga sulmet e forta, në heshtje dhe me ndjejnë të madhe.
Një lojë që u degradua në shumë episode dhe kohë nga banorët problematikë, Londrimi arriti që me energjinë e tij unike, si me kërcimet e lirshme që pa çelur sytë deri në mesnatë, me memet që pushuan rrjetet sociale. Njerëzit në Brazil u magjepsën ndaj Londrimit, për djalin që nxorri energjinë përtej ekranit, se ndjesitë nuk duan gjuhë të kuptohen, apo ndihen dhe të krijojnë emocione. Aktorja e mirënjohur turke Demet Ozdemir u magjapes nga një imitim i Londrimit, saqë tani edhe e ndjek në Instagram.
Për herë të parë kemi një Big Brother që nuk fitoi figura më konfliktuale, as lojtari më i ftohtë, por fitoi një i ri artist pa frikë dhe komplekse, që e ndërtoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë mbi energjinë pozitive, mbi respektin për të tjerët dhe mbi një autenticitet që nuk u lëkund nga asnjë provokim tension apo akuza. Fitorja e tij nuk është thjesht një trofe është një triumf i meritës, i pastërtisë dhe fitore e një shpirti të bukur. Ndoshta një nga fitoret më të merituara ndonjëherë në Kosovë. Ai u bë personazhi më viral, Londrimin është e pamundur të mos e keni parë në reels në rrjete sociale, një showman i lindur, një energji e gjallë që i dha dritë këtij Bigu. Kjo është fitorja e një ëndrre që nuk u tremb. Dhe kjo është arsyeja pse kjo fitore ndihet kaq shumë në publik dhe është duartrokitur kaq fort. Londrimi i zbardhi me këtë fitore edhe faqen një Big Brotheri të mbushur me pikëpyetje, me mungesë të transparencës në episode, por edhe me akuza të forta nga ish-banorë.

KOHA JONË SONDAZH

