Nga ndarja me Kaderin tek planet, Lumbardhi i zbulon të gjitha tek ”Talk with Afrona”

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, të cilët u lidhën në ”Big Brother Kosova Vip 2”, tashmë kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas aventurës në BBVK. Kaderi hodhi disa akuza për fituesin e BBVK, ndonëse nuk janë zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ndarjeje. Ish-futbollisti nga Vitia ka qenë së fundmi i ftuar në “Talk With Afrona”, ku ka folur më shumë rreth kësaj. ”Secila fazë e ka atë të veten, secila ndarje e ka atë të veten po unë mendoj në qoftëse dy persona të rritur vendosin me i nda rrugët nuk është më ai hap vetëm pa asnjë arsye, pa i menduar. Unë mund të them që i uroj Kaderit më të mirat në botë edhe shumë suksese në jetë”,-tha Salihu.

Talk With Afrona | Lumbardhi

SHKARKO APP