Nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk thyen rekordin si personi i parë në histori që ka humbur 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij
Elon Musk ishte personi i dytë që grumbulloi një pasuri personale prej më shumë se 200 miliardë dollarësh, në janarin e vitit 2021, muaj pas Jeff Bezos.
Por tani, shefi ekzekutiv i Tesla ka thyer rekordin duke u bërë personi i vetëm në histori që ka humbur 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto.
Musk, 51 vjeç, pësuar rënie të pasurisë së tij në 137 miliardë dollarë pasi aksionet e Tesla ranë javët e fundit, duke përfshirë një rënie prej 11% të martën, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Pasuria e tij arriti kulmin në 340 miliardë dollarë më 4 nëntor 2021 dhe ai mbeti njeriu më i pasur në botë derisa u tejkalua këtë muaj nga Bernard Arnault.
Tesla kaloi një kapitalizim tregu prej 1 trilion dollar për herë të parë në tetor 2021, duke iu bashkuar kompanive të teknologjisë si Apple, Microsoft Corp., Amazon.com dhe Google, edhe pse automjetet e saj elektrike përfaqësonin vetëm një pjesë e tregut të përgjithshëm të automjeteve.
Tani dominimi i Teslës në makinat elektrike, është në rrezik ndërsa konkurrentët e arrijnë. Ajo po u ofron konsumatorëve amerikanë një zbritje prej 7,500 dollarësh për të marrë në dorëzim dy modelet e saj, ndërsa raportohet se gjithashtu po redukton prodhimin në fabrikën e saj në Shangai.
Ndërkohë, me intensifikimin e presionit ndaj Teslës, Musk ka qenë i preokupuar me Tëitter, të cilin e bleu për 44 miliardë dollarë në fund të tetorit.
Rënia e aksioneve të Tesla ka qenë e madhe dhe Musk ka shitur shumë aksione këtë vit për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të blerjes së Tëitter, saqë ato nuk janë më aseti i tij më i madh, sipas indeksit të pasurisë së Bloomberg.
Musk, nga ana e tij, ka hedhur poshtë shqetësimet në lidhje me Teslën dhe ka postuar vazhdimisht në Tëitter për të kritikuar Rezervën Federale për rritjen e normave të interesit me ritëm të shpejtë.