Nga poezia prekëse e babait tek përqafimi me motrën, supriza me emocione të forta për Rozanën

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mbushur me ndjesi të forta, Rozana Radi u përball me një surprizë. Në një atmosferë të qetë dhe intime, Rozanës iu transmetuan disa imazhe të realizuara me kujdes, ku ajo dhe babai i saj i ndjerë shfaqeshin së bashku në mënyrë artistike ashtu siç mund t’i kishte parë në ëndrrat e saj më të thella.

Imazhet përshkruanin skena të ngrohta e plot dashuri mes vajzës dhe të atit, të krijuara për të dhënë ndjesinë e pranisë së tij shpirtërore. Ndërsa në sfond dëgjohej një poezi prekëse që babai i saj ia kishte lënë me dedikim Rozanës, emocioni u bë i papërmbajtshëm.

Por surprizat nuk përfunduan aty. Pak çaste më vonë, një kor i përbërë nga artistë të rinj interpretoi dy këngë të fuqishme dhe simbolike për jetën dhe dashurinë-“Të dua ty” nga Soni Malaj dhe “Thërrime dashurie” nga Marsela Çibukaj, të cilat shtuan edhe më shumë emocionin e skenës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në skenë hyri motra e saj, Andeta Radi. Takimi mes tyre ishte plot mall, lot dhe përqafime. Rozana, e përfshirë nga emocioni, i kërkoi falje për gjërat që s’kishte mundur t’i bënte dhe për kohët kur ndoshta nuk kishte qenë aq e pranishme sa do të donte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?