Nga sherri me Erjolën për kekun dhe hedhja në kokë e panës nga Rikja, dramat e Eglës në 24 orë
Që prej së shtunës, banorët e ”Big Brother Albania Vip 3” kanë pasur debate të ashpra me njëri-tjetrin dhe shumë shpesh kanë kaluar në degradime. Gjatë mbrëmjes të së mërkurës, Erjola gatoi një ëmbëlsirë në nder të të atit dhe ua shpërndau banorëve të shtëpisë.
Në një moment gjatë darkës, Egla, për të tërhequr vëmendjen nga një debat aktiv mes Julit dhe Romeos, përplasi pjatën në tokë dhe Erjola e mori personal veprim duke i vënë në dukje mungesën e respektit ndaj babait të saj.
Egla theksoi se ëmbëlsirën e kishte ngrënë, por kjo nuk e ndaloi dramën që pasoi, ku Erjola ishte më shumë se e rënduar emocionalisht dhe bashkë më disa nga vajzat e shtëpisë qau për minuta të tëra. Vajzat rendën ta përqafonin, teksa Erjola shpërtheu në lot dhe ofendime karshi Eglës.
Situatat janë rënduar sërish edhe ditën e sotme, kur pritej të festohej për Ditën e Verës. Rikja dhe Egla kanë debatuar me fjalë fyese ndaj njëra-tjetrës deri në momentin kur sherri kaloi në prekje fizike. Rikja ka marrë një pako me pana dhe e ka derdhur të gjithën mbi Eglën, e cila tentoi ta largojë disa herë. Veprimin Rikja e shoqëroi me fjalët: “Pastro shpirtin kur flet për njerëzit e mi, o shtrigë”.
View this post on Instagram
View this post on Instagram