Nga varfëria te mirënjohja, Labinot Tahiri mesazh për ndjekësit: Duajeni jetën se ka ende njerëz të mirë

Labinot Tahiri, ose i njohur edhe si këngëtari i popullit pasi me ta ndan gjithçka, këtë herë ka ndarë një mesazh personal dhe reflektues, siç gjithmonë i ka dhe i ndan me ndjekësit. Këngëtari ndalet te rruga e tij nga varfëria drejt suksesit, duke theksuar se pasuria e vërtetë nuk matet me para, por me njerëzit që ke pranë.

“Jeta ime ishte e lehtë vetëm atëherë kur pata dhe kur kam njerëz të sinqertë afër vetes”,-shprehet ai, duke vënë në pah se suksesi i tij nuk ka ardhur si dhuratë. Labinoti thekson se nuk ka lindur i pasur, por është bërë i tillë me punë, përkushtim dhe sakrifica, ndërsa pranon se pa disa njerëz të caktuar, rrugëtimi i tij do të kishte qenë krejt ndryshe.

Në mesazhin e tij, ai flet me mirënjohje për ata persona që e kanë shoqëruar pa asnjë interes, duke ecur krah tij në momentet e mira dhe të vështira. Sipas artistit, janë pikërisht këta njerëz që e bëjnë jetën më të vlefshme dhe përpjekjet më domethënëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë e rëndësishme e reflektimit lidhet edhe me besimin, ku Tahiri shpreh falënderim ndaj Zotit për rrugën që i është hapur dhe për mundësinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, pa harruar kurrë nga ka ardhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Screenshot

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?