Nga vendet më intime deri te mosha më ekstreme, shqiptarët bëjnë tatuazhe ku s’ju shkon mendja

Arti i tatuazhit ka një histori mijëvjeçare. Me kalimin e viteve ky art po bëhet më i pranishme dhe i pranueshme nga të gjitha brezat.

Mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re”  në RTV ORa kanë qenë të ftuar dy profesionistët e kësaj fushe, Xhenis Dhima dhe Erkin Bedo.

Ata folën mbi bërjen e tatuazheve, zonat ku njerëzit preferojnë t’i aplikojnë dhe deri te buxheti sa të përballueshme janë për xhepin e shqiptarve.

Xhenis u shpreh se mentaliteti i popullit shqiptar mbi bërjen e tatuazheve këto dy vitet e fundit ka ndryshuar goxha.

Në Shqipëri kohët e fundit, flas nga eksperienca ime, të paktën në dyvjeçarin e fundit ka ndryshuar goxha pjesa e mentalitetit nga më të vjetrit, nga më të rrinjtë, adoleshentët  , në dyvjeçarin e fundit ka pasur një zhvillim shumë të madh. Ndikohen shumë nga ftubollistët nga artistët“- tha ajo.

Gjithashtu përveç kësaj ajo shtoi se më guximtarët janë adoleshentët të cilët eksperimentojnë me trupin e tyre dhe kërkojnë tatuazhe në zona që dhimbja  është më e madhe. Si Xhenis ashtu dhe Erkin para se të fillojnë bërjen e një tatuazhi përpiqen që sidomos adoleshentëve t’i këshillojnë dhe të mendohen dhe një herë për pjesët ku dëshirojnë të bëjnë tatuazhin.

Shoh që adoleshentët janë shumë herë më guximtar të cilët kërkojnë tatuazhe te pjesa dorës dhe te pjesa qafës, guxojnë tmerrrësisht shumë. Ne që merrremi me këtë punë i rekomandojmë që të kenë kujdes me vendet ku dëshirojnë të bëjnë tatuazhin pasi nesër pasnesër mund të bëhen pishman. Rekomandojmë që mos bëhen tatu në vende të dukshme pasi një person 18 vjeç akoma nuk e di ca drejtimi do të marrë në jetë dhe me çfarë ambiente do të ndeshet më vonë“- tha Xhenis dhe Erkin.

Të  pyetur nga moderatorja Arjola Shehu se si kanë ndryshuar shijet në lidhje me tatuazhet ndër vite, ata u shprehën se shijet kanë mbetur të njëjtat dhe gjërat e vjetra  vazhdojnë t’i rezistojnë kohës.

Shijet janë pothuajse të njëjtat, rritet kualiteti i artit, rritet dhe kualiteti i tatuazhit  aman gjithmonë të vjetrat ngelen dhe që i rezistojnë kohës më shumë. Të vjetra të tipit, japoneze, new school, tatuazhet e marinarëve të cilat i kanë rezistuar kohës dhe ne dimë që ato nuk vdesin kurrë“- tha Erkin Bedo

Arsyet e bërjes të tatuazheve janë nga më të ndryshmet disa  i bëjnë për modë disa për histori, kujtim, gjendje emocionale për t’u ndjerë mirë, dhurata. Kohët e fundit më së shumti i bëjnë shpirtërore në data të caktuara për ta patur kujtim gjatë gjithë jetës.

Në çfarë zone dhemb tatuazhi më shumë?

Pjesa më dhumbshme sipas Erkinit është pjesa e gjoksit, pjesa e brinjve, shpatullat zakonisht janë këto pjesët ku nuk i kap dielli. Gjithashtu edhe pjesët e brendshme të krahut, pulpat, vendet afër kockave. Mirëpo edhe dhimbja e tatuazheve është personale, varet se sa i ndjeshëm është personi ndaj dhimbjeve, sa e trashë është lëkura. Një rol të rëndësishëm luan dhe fjetja, pesha, regjimi.

Sa i përket çmimeve të tatuazhit ato variojnë nga shifrat më të ulëta deri te ato më të larta, por një tatuazh i mirë është i  kushtueshëm dhe jo të gjithë mund ta përballojnë koston e tij.

Jo vetëm të rinjtë por në studion  e tyre kanë shkuar dhe mosha të thyera.

Na kanë ardhur burra 70 vjeç dhe gra mbi 60 vjeç të cilët kanë bërë tatuazh. Thjesht duhet treguar më shumë kudjes pasi lëkura e tyre është më e hollë dhe delikate“- tha Xhenis

Erkin gjthashtu tregoi se ka njerëz të cilët vijnë bëjnë tatuazhe dhe te organet gjenetale, si meshkujt dhe femrat.

Nga vendet më intime deri te mosha më ekstreme, shqiptarët bëjnë tatuazhe ku s’ju shkon mendja

SHKARKO APP