”Ngele duke gatuar me Françeskën”! Ilnisa diskuton me Meritonin, shfaqet xheloze për raportin e tyre

Debatat në shtëpinë më të famshme nisin që në mëngjes. Ilnisa Agolli dhe Françeska Murati janë përfshirë në një debat në ”Big Brother Albania Vip 3”. Gazetarja duket të jetë bërë xheloze për modelen për shkak të raportit të saj me Meriton Mjekiqin, që është i dashuri i saj.

Teksa po qëndronin një pjesë në oborr, përfshirë edhe Meritonin, Ilnisa iu drejtua me disa fjalë Françeskës. “Kjo Françeska si e ka hallin, shefja jote. Apo do të merrem një herë e mirë. Po u mora një herë e mirë, e sheh ajo”, iu drejtua Agolli, Mjekiqit.

Më pas, Ilnisa shfaqi shqetësim që Meritoni konsumoi mëngjes me Françeskën, edhe pse kjo e fundit është e martuar dhe këto skena nuk ia ka pëlqyer.

SHKARKO APP