Nick Jonas bën dedikimin më të ëmbël për bashkëshorten e tij

Ata janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit botëror dhe gjithnjë flitet për ta. Këtë herë këngëtari Nick Jonas i ka lënë të gjithë pa fjalë me dedikimin që i ka bërë bashkëshortes së tij Priyanka Chopra në përvjetorin e parë të lidhjes së tyre.

“Si sot një vit më parë, shkova të shihja ‘Beauty and the Beast’ në ‘Hollywood Bowl’ me një grup miqsh. Një ngs këto, u kthye në mikeshën time më të ngushtë, mbështetësja ime, muza ime, bashkëshortja ime. Jam shumë i lumtur për rrugëtimin tonë deri tani. Më bën të qesh çdo ditë dhe më inspiron të jem versioni më i mirë i vetes time. Ndihem i vlerësuar që jam bashkëshorti yt. Të dua”,-ka shkruar Nick krahas fotos ku shfaqen të dy më të dashuruar se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.

Pak kohë më parë ata janë lidhur në martesë, festimet e së cilës zgjatën afërsisht një javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?