Nicki Minaj, koncert në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka lajmëruar se ylli i hip-hopit, Nicki Minaj do të performojë së shpejti në mbretërinë konservative. Organizatorët sauditë njoftuan se Minaj do të jetë e ftuara kryesore në “Jeddah World Fest” që do të mbahet më 18 korrik. Koncerti, i cili në përputhje me ligjet saudite do jetë pa alkool dhe drogë, është i hapur për pjesmarrjen e moshës 16-vjeç e lart dhe do të zhvillohet në stadiumin “Abdullah Sports” në qytetin e Detit të Kuq. Performanca të Minaj në një mbretëri konservative tingëllon e çuditshme dhe e papritur, duke qenë se reperja është e njohur për stilin e saj të ekstravagant e provokues dhe tekstet e saj shpesh janë të mbushura me fraza blasfemike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?