Nis dasma e vitit, ja si duken yjet e Hollywood-it (FOTO)

Sipas një rregulli të thjeshtë, njerëzit më pak të rëndësishëm vijnë më herët në dasmat mbretërore. Yjet e Hollywood dhe figura të rëndësishme të artit britanik kanë filluar të zënë vend orën e fundit. Të parët që u panë ishin aktori Idris Elba dhe e dashura e tij, Sabrina Dhowre. Fill pas tyre ishte legjenda e televizionit amerikan, Oprah Winfrey, veshur me fustan rozë nga Stella McCartney. George dhe Amal Clooney mbërritën pak momente më parë. Ish e dashura e Princ Harry-t, Chelsy Davy u pa duke u nisur drejt dasmës. Serena Williams, shoqe e ngushtë me Meghan, dhe familja e saj, janë gati për t’u nisur. David dhe Victoria Beckham po ashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?