Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dronë në Tiranë

Ka nisur finalja e madhe e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, duke sjellë një hapje spektakolare që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Për herë të parë, eventi kulmor u çel me një shfaqje ajrore mbi Liqeni Artificial i Tiranës, ku rreth 500 dronë krijuan një spektakël unik vizual, duke ndriçuar qiellin e kryeqytetit.

Gjatë performancës, dronët formuan edhe një mesazh të veçantë nga moderatori Ledion Liço: “Madhështia nuk është të ndriçosh më shumë se të tjerët, por të mos harrosh kurrë që drita është gjithmonë brenda teje”, i cili u shoqërua me numërimin mbrapsht drejt nisjes së finales.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spektakli i këtij viti pritet të jetë një nga më të ndjekurit, ndërsa finalistët garojnë për çmimin e madh në një mbrëmje që premton emocione dhe surpriza deri në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?