Nis sot festivali ”Sunny Hill”, Dua Lipa mbërrin në Prishtinë: Ëndërr ta realizoj me familjen time në këtë vend

”Sunny Hill Festival” që organizohet nga familja e Dua Lipës, do të nisë në ditën e sotme në një lokacion të ri, Bërnicë. Ky festival do të zgjasë plot katër ditë, nga 25 korrik deri më 28 korrik, ku do të ketë surpriza të shumta. Dua Lipa e cila bashkë me familjen janë në Prishtinë, thotë se kjo ishtë një ëndërr dhe se ky është viti i pestë që po realizohet, meqë ka pasur edhe pauza ndërmjet.

“Sunny Hill Festival, viti ynë i pesë. Ëndërr ta organizoj këtë festival me familjen time në qytetin tonë”, u shpreh ylli botëror.

Autorja e “Levitating” shtoi: “Prishtina deri në botë. Shihemi. Mezi po pres për këtë fundjavë të paharrueshëm”.

SHKARKO APP