FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis Tirana Book Festival, të rinjtë shijojnë natën poetike te Studio Kadare

Një festival dedikuar librit dhe të rinjve ka nisur në kryeqytet në kuadër të titullit Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Më plot të rinj, poezi, muzikë dhe nga një gotë verë, të rinjtë shijuan një natë poetike te Shtëpia Studio Kadare në kryeqytet.

”Tirana Book Festival” ka qëllim mbështetjen e shkrimtarëve të rinj, rritjen e informacionit dhe aksesit të të rinjve në libra dhe në institucione si bibliotekat e lagjeve.

Ka për qëllim afrimin e të rinjve me librat dhe me autorë dhe personalitete të ndryshëm shqiptare, si dhe krijimin e një rrjeti të rinjsh të apasionuar pas librit të cilët do të mbështesin njëri-tjetrin si edhe do të shërbejnë si “ambasadorë” të librit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?