Një baba “polic”: Shtëpia kthehet në skenë “lufte” për 5 minuta

Florjan Binaj është baba i dy fëmijëve, por nuk do të mjaftohet me kaq. Në “Mos i fol shoferit” në Ora News, ai tregoi se do donte që të paktën të kishte 4 fëmijë.

Aktori tregoi se jashtë kornizave të ekranit, është një baba serioz, por nuk mungojnë momentet ku kthehet në fëmijë për të luajtur me Glaukun dhe Krenën.

Florjan Binaj: Mundohet të jem baba shumë i mirë, me aq kohë sa më mbetet të rri me fëmijët. Përpiqem t’ia plotësoj dëshirat duke i treguar se disa gjëra duhen merituar, fituar. I dua aq shumë fëmijët e mi sa them, ku kam qenë më parë. Kam qejf të luaj gjithë kohës, e bëj shtëpinë corap. Nëse Sadina del në ballkon të varë ndonjë rrobë, kur hyn nuk e njeh më shtëpinë. Mjaftojnë vetëm 5 minuta me kalamajt, vrap këtej, hidhu, gjuj me jastiqe, si indianët. E bëj këtë se ne nuk kemi fusha të lira që të luajmë sic kemi pasur dikur, kështu që aq shtëpi sa është, aty shkarko atë energji.

Swiss Digital Desktop Reklama
'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj - I ftuar Florjan Binaj

Të gjithë bashkë dhurojnë humor cdo të dielë për publikun shqiptar. Aktori Florjan Binaj shkruan një pjesë të madhe të teksteve për spektaklin “Portokalli”, por ekzistojnë disa personazhe të preferuar për të, që nuk kanë lidhje me rolet që bën vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News, ai ka treguar se i pëlqejnë: Gagaci, i luajtur nga Salsano Rrapi, Ramadan Kafsha, i luajtur nga Ledio Lako dhe fillimet e Luzes, e luajtur nga Renada Caci ku tregonte se ishte një grua shqiptare, e cila shpesh herë bën edhe punën e burrit.

Ndërsa psedunomime ka vetëm me Xhemi Shehun, Salsano Rrapin dhe Xhodën.

Xhemin e quan “myku” prej një reklame ku nuk arrinte të shqiptonte fjalën “miku”. Salsanon e quan “shale” prej roleve të tij si femër ku ekspozon këmbët dhe Xhodës i thotë “xhuxhicu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?