Një dhuratë speciale nga Mariah Carey vjen për ju këto Krishtlindje

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, këngëtarja Mariah Carey ia doli të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me një shfaqje speciale të përgatitur posaçërisht për Krishlindje.

Këngëtarja interpreton së bashku me miqtë e saj si një kartolinë urimi, në prag të festave të fundvitit.

25 vite pas këngës që i siguroi sukses të përjetshëm, Mariah Carey rikthehet me një dhuratë speciale për këtë Krishtlindje. Shfaqja e saj “Mariah Carey’s Magical Christmas Special”, që transmetohet premierë në fund të dhjetorit, surprizon me personazhe dhe të ftuar. Këngëtarja Ariana Grande, aktorja Jennifer Hudson, reperi Snoop Dogg dhe aktorja Tiffany Haddish shoqërojnë në skenë Mariah Carey.

“Gjithmonë kam dëshiruar të bëj një shfaqje të veçantë sikur jetoj në Polin e Veriut, dhe shpresoj që t’ju bëj dhe ju të ndjeheni special. Kështu të paktën jam ndjerë unë gjatë xhirimeve”, është shprehur këngëtarja.

Në këtë speciale, të shoqëruar me muzikë dhe me performanca vallëzimi e animacione, këngëtarja i vjen në ndihmë “mikut të saj të veçantë” – Babagjyshit – në përpjekjen e tij për ta rikthyer gëzimin e festave në mes të pandemisë.

Mes të ftuarve janë edhe aktori Billy Eichner, balerina Misty Copland dhe aktorja Mykal-Michelle Harris. Në skenë interpretojnë edhe vajzat binjake të Careyit, Moroccan dhe Monroe.

SHKARKO APP