Një EP me 5 këngë, Gjesti dhe Gimbo veshur me Xhubleta zbulojnë detajet

Gjesti rikthehet fuqishëm në tregun muzikor me një projekt të ri në bashkëpunim me DJ Gimbo. Dyshja kanë prezantuar EP-në “SiR” (“Sound i Ri”), e cila do të publikohet më 8 maj dhe përmban pesë këngë: “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”.

Projekti ka tërhequr menjëherë vëmendje për vizualet e guximshme dhe stilin avangardë, ku artistët shfaqen me veshje që ndërthurin elemente tradicionale me ato moderne.

Përmes një mesazhi për fansat, Gjesti e cilësoi këtë si një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke e përshkruar si një dhuratë të veçantë për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe e kanë pritur gjatë mungesës së tij nga skena muzikore.

Swiss Digital Desktop Reklama
View this post on Instagram

 

Swiss Digital Mobile Reklama

A post shared by Gëzim Blakaj (@dj.gimb0)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?