Një film Kiara dhe Luizi? Çifti fenomen i vitit tregon për planet

Mbrëmjen e së martës ishte premiera e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Të ftuar në premierë kanë qenë fytyra të shumta publike, në mesin e tyre edhe çifti më fenomen i momentit, Kiara Tito e Luiz Ejlli. Në një intervistë, ata kanë dhënë mendimet e tyre mbi filmin e për shumë gjëra të tjera.

Ata janë pyetur edhe nëse do ta realizojnë një film së bashku, për të cilin nuk janë të gatshëm akoma. “Për momentin jo”, ka qenë përgjigja e prerë e prezantueses së njohur.

Luizi në anën tjetër shtoi: “Unë mundohem të ia bëj jetën një film dashurie, me ia plotësuar të gjitha dëshirat. Për mua mjafton me kaq”.

SHKARKO APP