Një fotografi, pak fjalë dhe shumë ndjenjë. Capital T dhe Adrola Dushi zyrtarizojnë historinë e tyre

Reepri shumë i dashur nga publiku, Capital T ka zgjedhur që në ditën e Shën Valentinit ta bëjë publike atë që prej kohësh përflitej, lidhjen e tij me modelen e njohur Adrola Dushi. Me një fotografi të thjeshtë, por plot ndjenjë, të ndarë në Instagram, ai u shfaq pranë Adrolës, duke konfirmuar për herë të parë publikisht marrëdhënien e tyre. Krahas imazhit, reperi shkroi fjalë të shkurtra, por domethënëse: “Nuk flas shumë për atë që ka rëndësi. Thjesht e mbaj afër vetes”.

Ky mesazh, i sinqertë dhe i përmbajtur, u interpretua si një deklaratë e qartë dashurie, një mënyrë për të treguar se ndjenjat e vërteta nuk kanë nevojë për shumë fjalë, por për praninë dhe përkushtimin e heshtur.

Postimi u prit me entuziazëm nga miq dhe kolegë të çiftit, të cilët mbushën seksionin e komenteve me urime, zemra dhe batuta plot humor. Shumë prej tyre u shprehën të surprizuar, duke qenë se dyshja prej kohësh përflitej për një lidhje, por asnjëherë më parë nuk kishin ndarë një moment të përbashkët publikisht. Një fotografi, pak fjalë dhe shumë ndjenjë, kështu Capital T dhe Adrola Dushi zgjodhën ta bëjnë zyrtare historinë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?