Një ish-banore do të prezantojë ”Big Brother VIP Fan Club”

”Big Brother Albania Vip 4” nis këtë të shtunë më 21 dhjetor. Ndërsa përgatitjeve po u vjen fundi, është zbuluar se kush do ta moderojë ”Big Brother VIP Fan Club”.

Do të jetë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci që do të prezantojë programin dedikuar tërësisht detajeve dhe dinamikave të “Big Brother VIP 4” që do të diskutohen nga opinionistë të ftuar në studio.

Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion. Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm.

SHKARKO APP