FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një këngë e ndjerë për 17 Shkurt erdhi nga Dedi

Tashmë emri i tij është i njohur pasi ka kohë që merret me muzikë dhe sjell herë pas herë projekte muzikore. Po flasim për këngëtarin Ded Biblekaj apo siç njihet në muzikë me emrin Dedi.

Pas këngës “Një herë në jetë” që ishte punuar me tekst dhe muzikë nga çifti Lind Islami dhe Venera Limani por edhe nga Jeris Kaso, Dedi sapo ka publikuar në një datë të veçantë një kēngë vërtetë të ndjerë në vigjlisje të 17 Shkurtit.

Kënga mban titullin “Pafajsinë e vranë aty” kushtuar martirëve të Mejës ku janë mbi 376 persona të vrarë e të masakruar, një projekt që ka dashur më shumē përjerim, përkushtim e emocion shumë të veçantë për ata që dhanë jetën për Kosovën dhe për lirinë që kemi sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky projekt ka si autorë me tekst dhe muzikë nga Naim Gjoshi dhe Marsel Gunga, videoklipi realizuar nga XL Films dhe master nga Mareglen Boja. Artisti ka shumē komente dhe mesazhe pozitive dhe falenderime për këtë projekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dedi është me origjinë nga Meja e Gjakovës dhe që jeton dhe punon në Zvicër dhe është kudo i ftuar në organizime e festa familjare ndërsa ka kohë që bashkëpunon me artistë të njohur dhe dhe kompozitorë më të njohur shqiptar.

Dedi - Meje - Pafajsin e vran aty

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?