Një koncert me Luizin si këngëtar, menaxheri i vipa-ve tregon shifrën e frikshme
Xhani Demika, menaxheri i njohur i VIP-ve dha një intervistë ekskluzive për programin veror në një nga club-et më të njohura e të frekuentuara të Sarandës.
E teksa u pyet nga kjo e fundit për Luiz Ejllin, si një nga artistët “On Top” të kësaj periudhe, nuk nguroi të fliste me shifra. “Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro“, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave.
Luiz Ejlli është shndërruar në një brand që gjeneron para në çdo gjë që bën. Pas fitores në “Big Brother”, ai i është dedikuar muzikës, ku deri në fund të sezonit, mesa duket është totalisht i prenotuar.