Një kryeministër u pa me këpucë të grisura në samitin e BE-së në Tiranë
Jo kjo ceremoni është glamur. Gjatë ceremonisë së pritjes së liderëve të Europës për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, paraqitja e një prej liderëve të unionit nuk i ka shpëtuar syrit të fotografit Armando Babani.
Ky i fundit ka publikuar një foto ku shfaqen këpucët e një prej liderëve, të cilat duken të tejpërdorura. “Kryeministri i kujt vendi pjesmarres ne Summit eshte mbajtesi i kepuces? (Sa per ndihme NUK eshte KM Shqiptar)”, pyet Babani.
Në sektorin e komenteve, autori i fotos zbulon se këpucët i përkasin kryeministrit të Holandës, Mark Rutte.