Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Drake

Drake ka gëzuar të gjithë fansat e tij me lajmin e fundit që ka zbuluar. Këngëtari, fituesi i 13 çmimeve në Billboard Music Awards 2017, ka lajmëruar në përfundim të performancës së tij në OVO Fest 2017 se po punon për nxjerrjen e albumit të ri. “Unë po punoj për nxjerrjen e albumit të ri në Toronto vetëm për ju”, tha reperi përpara fansave të tij në skenën e Budweiser mbrëmjen e së hënës. Me këtë njoftim është e qartë që Drizzy nuk po bën shaka. Projekti i tij i fundit titulluar, “More Life”, ka thyer rekordin njëditor të Spotify-it pas publikimit në muajin mars. Pak kohë më vonë arriti që të mbledhë 13 trofe në Billboard Music Awards 2017. Ky sukses i tij erdhi pas publikimit të albumit të tij të fundit “Views” në vitin 2016 dhe padyshim që edhe albumi i ri do të shohë reperin duke mbledhur akoma më shumë trofe.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?