“Një libër është një histori për mendjen”, ja tatuazhi i ri i Xhesika Ndoj në vendin delikat
Xhesika Ndoj poston çdo ditë në rrjetet sociale foto provokuese. Këngëtarja shqiptare shpeshherë ekspozon trupin duke u shfaqur gjithmonë seksi dhe në super formë.
Në fotot e fundit, ajo ka zbuluar tatuazhin e saj të ri me një postim në Instastory. “Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”, shkruhet në trupin e Xhesikës.
Ky tatuazh duket të ketë qenë shumë i dhimbshëm pasi këngëtarja me një postim tjetër shkruan “Çfarë dhimbje”.