Një LumBardh si fitues i ”Big Brother Kosova”

Nga: Redjon Shtylla

Në Shqipërinë tonë me probleme serioze, formatet si ”Big Brother” tregojnë një pjesë të mirë të mozaikut të popullit. Një pjesë të këtij mozaiku e kemi parë në ”Big Brother Kosova Vip 2”. Na ndajnë edhe pak ditë nga finalja e madhe, e cila është më 2 shkurt, dhe pjesë e saj do të jenë vetëm katër banorë. Gara është e fortë, dhe banorët ende në garë e duan vendin që do të çojë njerin prej tyre në fitore!

Lumbardh Salihu

Që në nisje të këtij formati në muajin tetor të 2023, ish-futbollisti ka treguar një personazh që ka të ndërthurur elementë që duhet të kenë formate të tilla. Larg ofendimeve, larg një gjuhe bullizuese, paragjykuese apo edhe kërcënuese që i kemi parë tek banorët e ”BBVK2”, larg debateve të ulëta dhe të pista, Lumi siç e thërrasin banorët, ka treguar një njeri të bardhë.

Big Brother është një lojë e fortë strategjie dhe nervash, një lojë e cila është reale në personazhin që ti jep aty, dhe një pasqyrë e të gjithë arsenalit që banori dhuron dhe që tregohet në 360 gradë përgjatë të gjithë eksperiencës që kalohet aty. Publiku sheh çdo gjë dhe vlerëson çdo gjë.

Lumi ka dhënë një personazh që ka diskutuar dhe analizuar me qetësi, kthjelltësi, me zemër të bardhë, që është rekordmen në fitimin e lojës së kapitenit, edhe pse nga ana e produksionit nuk ka pasur avantazhe të forta në lojë. Lumi ka dhënë një personazh me ndjenja të hapura, edhe pse është gjykuar dhe paragjykuar që dashuron në atë shtëpi.

Ndjenjat lindin natyrshëm, edhe po ashtu shuhen. Lidhja e tij me Kaderin, një tjetër lojtare e fortë që iku padrejtësisht nga gara, u përqafua nga publiku dhe u gjykua nga lojtarët brenda, dhe nga opinionistët e këtij edicioni.

Aq shumë flitet për fjalën lojë, sa Lumi ka pasur një lojë të pastër. Jo me intriga, jo me plane nëpër cepat e shtëpisë, por një lojë të hapur. Një lojë ku nuk ka prekur konkurentët në gjëra personale. Nuk ndërtoi një personazh fallco që bëjnë gjithçka për lojë, por dha personin që është. Në çdo diskutim, zhvillim apo ngjarje në atë shtëpi, që prej ditës së parë, ka analizuar me qetësi dhe me vërtetësi.

Kemi parë një Lumbardh me zemër të bardhë, ndihmues ndaj banorëve në çdo aspekt, si emocional, shoqëror, në punët e shtëpisë, por edhe në vetë lojën e Big-ut. Ka ardhur koha që fitues të jetë një personazh që ka ofruar një qasje pozitive, me lum dashurie, respekti, lider në fitimin e lojërave për kapitenin e javës, një personazh si Lumbardhi që është shembull i mirë i një rinie që në vend është paksa toksike, me antivlera, është një rrugë e mbarë për të ngulitur modele të mira që ekrenat televizive e kanë përgjegjësi për të ofruar.

SHKARKO APP