Një modele transgjinore shpallet për herë të parë Miss Holanda: Ja dola, që djalë i vogël e kisha ëndërr

Rikkie Valerie Kollé u zgjodh Miss Holanda. 22-vjeçarja do të përfaqësojë vendin e saj në konkursin e 72-të Miss World. Ajo gjithashtu bëri histori, duke qenë gruaja e parë transgjinore që fitoi këtë titull kombëtar në Holandë.

Rikkie Valerie Kollé do të jetë personi i dytë transgjinor që do të marrë pjesë në konkursin e Miss World, pasi spanjolli Angela Ponce e kishte këtë mundësi para saj në 2018.

Pas titullit, Kolle ka shkruar në Instagramin e saj: Ja dola! Që djalë i vogël kisha shumë ëndrra, tani të gjitha dolën në rrugën time. Më shikoni, sot jam një grua trans e fortë dhe e sigurt. Dashuria është dashuri, qëndro vetvetja dhe ji krenar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?